Rindërtimi i teatrit, Malaj: Pse të merret borxh në kulmin e krizës? Nuk është prioritet kombëtar

Rindërtimi i teatrit, Malaj: Pse të merret borxh në kulmin e

Për ekspertin e ekonomisë Arben Malaj, Shqipëria nuk ka mundësi tjetër për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia përveç marrjes së borxhit.

Në një intervistë për Ora News, Malaj tha se borxhet kanë karaker ciklik, dhe shpegoi atë që quhet borxh i mirë dhe borxh i keq.

Arben Malaj: ''Nuk kemi mundësi tjetër për ta përballuar krizën përveç borxhit. Borxhi duhet të jetë një përgjegjshmëri e madhe që merret. Borxhi duhet të shtrihet më mirë në kohë. Ne kemi kaluar kriza ku borxhi ka qenë i rritur, por duke krijuar premisa për një rritje ekonomike më të lartë, barra e borxhit thjeshtësohet dhe vendi i rikthehet normaliteti. Borxhet kanë karakter ciklik. Debati që bëhet sot në ekonomi është kush është borxhi i mirë dhe kush është borxhi i keq. Borxh i cili ndihmon ekonominë të përballojë krizën e pandemisë dhe të rritet me ritme më të larta quhet borxh i mirë. Borxhi i cili merret për projekte ku ka elementë të theksuar korruptiv, dhe ku vihen re shfaqje konrekte të shpërdorimit të tij, është një borxh i keq që e bën më të vëshitrë pagimin e tij në të ardhmen.''

Sipas tij, nuk duhet të merret borxh për ndërtimin e Teatrit Kombëtar kur ndodhemi në kulmin e krizës, të papunësisë dhe varfërisë.

Arben Malaj: ''Ideja që s'kemi pse të marrim borxh për teatrin, se mirë që  e shkatërruan në mënyrë të dhunshme, por tashmë janë akoma më të etur për të gjetur para për të ndërtuar Teatrin Kombëtar, i cili nuk është një prioritet kombëtar aq më tepër kur jemi në kulmin e krizës, të papunësisë dhe varfërisë. Për të dalë nga kriza duhet integritetit maksimal, profesionalizëm i thellë dhe transparencë.''

Intervistoi në studio Besmira Pelushaj, përgatiti në online Renato Çaushi.

EMISIONET