Rilindi te PSG, Icardi joshet nga Juventusi

Rilindi te PSG, Icardi joshet nga Juventusi

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi është i pabalancuar për të ardhmen e tij pas hat-trick që shënoi në fitoren 6-1 kundër Saint Etienne në Kupën e Francës. Sipas "La Republica", ish kapiteni i Interit dëshiron të rikthehet të luajë në Itali dhe të veshë fanellën e Juventusit, i cili dukej kaq afër këtë verë.

"Ne do të flasim për të ardhmen në fund të sezonit, por do të isha i lumtur të qëndroja në PSG", deklaroi  argjentinasi.

Maurito dhe agjentja e tij Wanda Nara po përgatisin terrenin që ai të vishet bardhezi në qershor, pasi të ketë mbaruar huazimi tek PSG, me gjasë duke kundërshtuar blerjen nga klubi francez (i vendosur në 70 milionë euro).

Në Paris ai u rikthye në formën e tij më të mirë: 19 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe 17 gola të shënuar tashmë nga Icardi me fanellën e re:

"2020 filloi mirë për mua dhe për ekipin. marrëdhëniet midis meje Cavani , Neymar dhe Mbappé janë të mirë. Ne mund të bëjmë ndryshim në çdo kohë. Ne jemi një ekip i vërtetë”, tha Icardi

Maurito u rilind nën Kullën "Eiffel" por dëshira e tij, përtej deklaratave publike, është të luajë rolin kryesor në kampionatin italian, duke u rikthyer të jetojë në Milano ku mbeti gruaja e tij dhe pesë fëmijët.

Në Milano vetëm për të jetuar sepse nuk ka vend në Inter dhe nuk do të ketë më vend. Sulmuesi argjentinas dëshiron Juve dhe, siç shkruan "La Repubblica", "asnjëherë nuk e ka braktisur idenë për të shkuar me Zonjën e Vjetër".

Dhe nga ana tjetër, është e vërtetë që fronti i Juventusi është i pajisur mirë me Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Higuain por emri i Icardi nuk ka dalë kurrë jashtë modës. mosha (35 në shkurt për CR7, 32 Pipita mbushi në dhjetor) fillon të jetë e rëndësishme. "Mauro larg PSG në fund të sezonit? Vendimi varet nga ai. Në Francë ai po bën shumë mirë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Kështu do ta shohim”, tha Wanda nara.

Maurito vendos. Dhe ai tashmë ka vendosur. Në atë pikë do të duhet të ulen në tryezë me Interin. Vera do të jetë e nxehta.


EMISIONET