Rikthimi i Guardiolës tek Bayern, ja përgjigjja befasuese e Neuer

Rikthimi i Guardiolës tek Bayern, ja përgjigjja befasuese e Neuer

Bayern Munchen prej 10 ditësh ka mbetur pa trajner pas largimit nga stoli bavarez i Niko Kovac.Mediat por së fundmi edhe futbollistët gjerman të klubit rekordmen po flasin rreth një rikthimi të trajnerit Pep Guardiola në "Allianz Arena'. Për këtë rikthim të mundshëm të teknikut spanjoll janë pyetur Neuer dhe Goretzka, të cilët kanë thënë se nuk dinë gjë rreth këtij rikthimi.

“Mendoj se ju e njihni Pepin më mirë se unë”, ka thënë Goretzka, duke ia kaluar pyetjen portierit. “Pep gjithashtu ju njeh juve, me siguri!. E dëgjova tani për herë të parë. Do të shihni se çfarë do të ndodhi', përfundoi portieri.

Përveç Guardiolas, emrat më të lakuar për të mbërritur tek 5 herë kampionët e europës janë Mauricio Pochettino, Ralf Ragnick e Jose Mourinho.

EMISIONET