Rikthehet harmonia në Madrid, Bale në planet e Zidane

Rikthehet harmonia në Madrid, Bale në planet e Zidane

Sezoni i fundit në Madrid ka qenë një makth për Gareth Bale. Me ardhjen e teknikut Zinedine Zidane situata për Uellsianin u përkeqësua pasi ai nuk u bë pjesë në formacionin e francezit. Kjo ka ngjallur dhe dëshirën e sulmuesit për tu larguar nga madrilenët ku në fillim të verës ishte shumë afër transferimit në Kinë por që u refuzua nga presidenti i spanjollëve Florentino Perez duke i detyruar Zizoun dhe Balen të bashkëpunojnë bashkë.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur gjatë kësaj kohe pasi Bale ka qenë pjesë e klubit në miqësoren me Salsburg pas mungesave në ndeshjet e kaluara. Së fundmi tekniku francez ka shprehur se ka besim tek lojatër e tij dhe te Gareth Bale. Ai e cilëson lojtarin si pikë kyçe në skuadër dhe se do të jetë titullar.

“Dinamikat e ngjarjeve po ndryshojnë, gjithçka po ndryshon. Unë i besoj atij siç besoj tek e gjithë skuadra. Bale ka vendin e tij në skuadër” – shprehet Zidane.

EMISIONET