BBC është rikthyer. Në takimin e javës së 25-të të Laliga, Reali i Madridit ka mundur pastër 4-0 Alaves me të gjithë golat që janë realizuar nga treshja e famshme, Bale-Benzema-Ronaldo.

Serinë e golave e hapi sulmuesi portugez, me Ronaldon që shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për madrilenët. I shërbyer nga Benzema, Bale bëri mjaft mirë duke depozituar topin në rrjetë.

Goli i tretë mbante përsëri firmën e Ronaldos, me 5 herë fituesin e Topit të Artë që realizoi në minutën e 61 golin e tretë të takimit dhe të dytin personal.

Në fundin e takimit kishte kohë dhe për rrjetën e Benzema që shndërroi në gol një 11 metërsh. Me këtë fitore, Reali afrohet me kreun, duke e shkurtuar distancën në 11 pikë nga Barcelona kryesuese dhe -4 nga Atletiko e vendit të dytë.

/Ora News.tv/