Rikthehen Mozzik dhe Getinjo, ja kur do e 'djegin' lojën

Karriera e tyre ka nisur nga fillimi ndonëse kanë vite në tregun muzikor. Mozzik dhe Getinjo po përgatiten për të sjellë bashkëpunimin e parë muzikor, të titulluar "Para Siempre".

Ata kanë njoftuar se kënga do të publikohet me datë 19.

"Iu gëzojmë me datën 19 e djegim lojën!", shkruajti Mozzik në profilin e tij në Instagram. Kujtojmë se ky i fundit hoqi dorë nga koncertet këtë vit pasi ka qëndruar pranë të dashurës së zemrës, e cila është shtatzënë.

Ndërkohë, Mozzik dhe Getinjo realizuan këngën "Tony Montana" para pak kohësh. Me largimin nga labeli On Records, të gjitha projektet muzikore u fshinë nga kanali Youtube dhe vëllezërit reperë e nisën punën nga e para.

EMISIONET