Rikonstruktohet rruga “Kadri Kërçiku” në Tiranë, Veiaj: Mbajta premtimin

Rikonstruktohet rruga “Kadri Kërçiku” në

Nga një rrugë e degraduar me gropa, pluhur e baltë, Rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt e po pajisen me kanalizime, trotuare dhe ndriçim LED. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve, në mënyrë që stina e shirave ta gjejë rrugën të përfunduar.

Banorët e njësisë 2 do të kenë tanimë rrugën Kadri Kërçiku” në kushtet bashkëkohore.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet në rrugën që më parë mbizotëronin gropat, duke e shtruar me asfalt dhe pajisjen e saj me kanalizime, trotuare dhe ndriçim LED.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe kujtoi se kjo ndërhyrje është një premtim i mbajtur për banorët e lagjes.

Veliaj: Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe “Qytetit Studenti”. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth “Qytetit Studenti”, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet tek ‘Qyteti Studenti'.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës edhe në këtë investim po ruan të njëjtin standard sa i përket cilësisë së punimeve, ashtu si në shumë investime të tjera të rëndësishme në Tiranë.

Veliaj: Më vjen mirë që është aplikuar i njëjti standard, si në qendër të Tiranës, pra me ndriçim LED, kanalizime, me kabllot që do shkojnë nën tokë. Është një ditë e mirë për Tiranën! Dua t’u jap forcë dhe kurajë kolegëve në këto ditë të fundit të verës, që më pas edhe aksi kryesor i kanalizimit të ujërave të zeza, që merr të gjithë ujërat e “Qytetit Studenti”, për t’i çuar në Rrugën e “Elbasanit“, gjithashtu të mbarojë në datën 15 shtator, gjatë ditëve që përgatitemi për fillimin e shkollës.

Veliaj shtoi se brenda tetorit, kur studentët të kthehen në Tiranë, do ketë përfunduar edhe rikonstruksioni i 3 konvikteve të fundit.

EMISIONET