Rihapja graduale në Francë, Kulla Eiffel do të presë vizitorë të "blinduar" me maska e doreza

Rihapja graduale në Francë, Kulla Eiffel do të presë

Me rihapjen graduale të Francës që ka filluar prej mesit të majit, do të hapet dhe simboli i kryeqytetit të saj, Kulla Eiffel në Paris.

Kompania në menaxhim të saj deklaroi se kulla do të hapet për publikun më 25 qershor nën masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit.

I hapur do të jetë vetëm kati i dytë i saj, ku ngjitja do të bëhet përmes shkallëve dhe jo ashensorit.

Gjithashtu edhe numri i vizitorëve do të jetë i reduktuar ndërkohë që ata duhet të veshin maska dhe doreza.

"Pas 3 muajsh mbyllje për shkak të COVID-19, izolimi më i gjatë pas Luftës së Dytë Botërore, Kulla Eiffel do të rihapet më 25 qershor në orën 10 të mëngjesit" shkruhet në faqen zyrtare të kompanisë.

Pallati i Versajës çeli dyert për vizitorët më datë 6 qershor ndërsa muzeu i Luvrit pritet të hapet më 6 korrik.

Franca është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë ku numëron 29,296 viktima në total.

Ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 150 mijë.

EMISIONET