Ribery zyrtarizohet te Fiorentina: Ju tregoj se kush më shtyu të vij këtu

Ribery zyrtarizohet te Fiorentina: Ju tregoj se kush më shtyu të vij

Tashmë është zyrtare. Franck Ribery është një futbollist i Fiorentinës. Ylli francez ka rënë dakord për të nënshkruar me një prej skuadrave më me histori në Seria A për dy vitet e ardhshme, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon.

36 vjeçari ka udhëtuar ditën e sotme drejt aeroportit të Firencës, ku është pritur nga drejtues të klubit Vjolë dhe tifozë të saj. Nga kjo marrëveshje, Ribery do të përfitojë rreth 9 milionë euro, një prej të cilëve në formë bonusesh.

Ribery kaloi 12 vite te Bayern Munich, prej të cilëve u largua në fundin e sezonit të shkuar. Në fjalët e tij të parë për faqen zyrtare të klubit, francezi u shpreh se ka firmosur pasi e ka bindur projekti i klubit, po ashtu edhe ish-sulmuesi, Luca Toni.

"Jam i lumtur, shumë i lumtur. Unë jam këtu me familjen, bëjmë gjithçka së bashku. Unë kam biseduar tashmë me drejtuesit e Fiorentinës. Kam folur edhe me Luca Tonin. Ai më tha që Fiorentina është një klub i shkëlqyeshëm sa edhe vetë qyteti. Jam i lumtur. Më pëlqen edhe gjuha italiane."-tha shkurtimisht Ribery.

Në aeroport, Ribery u prit nga legjenda e klubit, Giancarlo Antognoni dhe Dario Dainelli.

EMISIONET