Ribery e "tradhëtojnë" nervat, grushta gazetarit

Ribery e "tradhëtojnë" nervat, grushta gazetarit

Humbja ndaj Borussia Dortmund nuk është pritur aspak mirë në shtëpinë e Bayern Munich.

Bavarezët e dërgojnë në -7 distancën me verdhezinjtë, ndërkohë që kjo ka ndikuar negativisht edhe te sulmuesi i tyre, Franck Ribery. 35-vjeçari thuhet se ka pasur një konflikt me një gazetar, të cilin e ka goditur tre herë.

Sipas "Bild" francezi ishte zemëruar nga analiza e patriotit të tij, Patrick Guillou pas humbjes dramatike 3-2 të Bayernit ndaj Borussia Dortmund. Gazeta citon dëshmitarë të cilët pretendojnë se Ribery e goditi Guillou në tre raste, për tu larguar më pas nga "Signal Iduna Park".

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic konfirmuar për "Bild" se ai ishte në dijeni të incidentit dhe ka folur tashmë me Guillou, i cili punon për "beIN Sports" në një përpjekje për të qetësuar gjakrat.

"Franck Ribery na ka informuar se ai kishte një konflikt me patriotin e tij Patrick Guillou prej shumë vitesh.Ne ramë dakord me Patrick Guillou se ne do të flasim menjëherë në një takim ballë për ballë rreth këtij konflikti."-deklaroi Salihamidzic.

EMISIONET