Një farmacist në qytetin e Fierit ka dalë pozitiv me COVID-1, nga 20 mostrat e dërguara dje për analiza në Institutin e Shëndetit Publik.

Gazetarja e Ora News, informon se farmacisti kishte dyqanin në lagjen "Liri Gero" ku banonte dhe gruaja shtatzënë, në familjen e së cilës rezultojnë 3 persona me COVID-19, mes tyre dhe fëmija 2 vjeç.

"Gruaja shtatzënë ka marrë shërbimin në farmaci" informon gazetarja Inelda Vallja.

Atij i ishte marrë tamponi një ditë me parë. Ai ka shfaqur fillimisht simptoma si temperature, dhimbje trupore, dhimbje koke etj.

Gruaja shtatzënë ndodhet e shtruar prej 6 majit ndodhet e shtruar tek Infektivi. 

Vazhdon puna për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik të personave të kontaktit.

/Ora News.tv/