Ndeshjet e fundit të Juventusit, sidomos pas humbjes së finales së kupës kanë "lëkundur" ekipin bardhezi.

Duket sikur besimi tek trajneri Sarri ka rënë pasi nuk po shihet një ekip si ai përpara pandemisë.

Më 26 shkurt Juve humbi ndaj Lionit në Champions League dhe të gjithë u ankuan për një ekip, që nuk shënon gola.

Ndërkohë pas rifillimit të futbollit, Juventus u përball me Milanin në gjysmë finalen e kupës ku u ndanë me një rezultat 0-0. Ata u kualifikuan për shkak të golit të shënuar në ndeshjen e parë.

Të gjitha këto rezultate kanë vendosur në dyshim largimin e tij nga ekipi.

Dhe goditja e fundit për ekipin ishte dhe humbja e finales përballë Napolit.

Cristiano Ronaldo gjithashtu duket se i është kthyer kundër trajnerit. Sigurisht me ndeshjet e para ai duket sikur nuk është vetëvetja pasi nuk ka arritur të shënojë.

Për këtë edhe vetë motra e yllit portugez ka thumbuar Sarrin përmes një postimi në Instagram ku shkruan se Ronaldo i vetëm nuk mund të bëjë gjithçka.

/Ora News.tv/