Me Milanin që dështon për të arritur një objektiv madhor në sezonin 2017-2018, drejtuesit e kuqezijve synojnë të sjellin frymë të re në skuadër, duke nisur nga sulmi.

Sipas "Levante EMV" kuqezijtë janë favoriti kryesorë për të nënshkruar me sulmuesin e Valencia Simone Zaza, i cili pritet të largohet në merkaton e verës.

Trajneri i Valencia-s, Marcelino dëshiron një profil më dinamik se Zaza në skuadrën e tij të ardhshme pasi vitin e ardhshëm do të luaj dhe në Champions League.

Edhe pse italiani nuk do të kishte asnjë problem të qëndronte në Mestalla, ardhja e një sulmuesi me peshë do i minimizonte minutazhin.

26-vjeçari ka shënuar 18 gola në një sezon dhe një gjysmë me "Los Che", megjithatë Zaza mund të lihet i lirë për një ofertë prej 16 milion euro, shifër e njëjtë me atë që spanjollët paguan tek Juventusi merkaton e kaluar.

/Ora News.tv/