Revolucion te kombëtaret e moshave? Duka zbulon planin

Revolucion te kombëtaret e moshave? Duka zbulon planin

Me përjashtim të kombëtares A, ekipet kombëtare të Shqipërisë nuk përmbushen objektivat brenda vitit 2019.

Kjo pritet të sjellë revolucion të vërtetë në pankina. Megjithatë, diçka të tillë nuk e mendon kreu i FSHF, Armand Duka, i cili në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora tha se pas analizave do të merret një vendim për shkarkim ose jo të "timonierëve" të tyre.

"Jo gjithmonë në futboll, kur nuk arriten objektivat ka të plagosur, të vrarë apo të dënuar me burg të përjetshëm (qesh). Ka analiza për tu përmirësuar. Nuk është se do të përjashtojmë ekipin. Nuk është se do të përjashtojmë trajnerin, matematikisht duhet të ndodh kjo. Nëse pas analizave rezulton që kjo kombëtare mund të ndihmohet nga një trajner tjetër patjetër që do të ndodh. Si rezultat e analizave, mendohet se pavarësisht rezultateve, por eksperienca dhe rezultatet do të arrihen me të njëjtin staf do të vazhdohet. Nuk mund të them sot, sepse nuk kemi ndonjë tendencë për t'i shkarkuar në asnjë moment. Ne duam që të arrijmë rezultate dhe të ecim përpara. Nëse U-19 dhe U-17 do të kenë futbollistë që vazhdojnë më shumë është një armë pozitive për ta," përfundoi Duka.





EMISIONET