Revoltë në Hipotekë, piktori Vangjo Vasili thyen xhamin me çelës

Revoltë në Hipotekë, piktori Vangjo Vasili thyen xhamin me

Një incident i pazakontë ndodhi mëngjesin e të hënës në zyrat e Hipotekës së Pogradecit. Xhami i zyrës së pritjes së qytetarëve u thye pasi u godit nga njëri prej personave që prisnin aty për një dokumet. Autor i këtij akti ishte piktori, Vangjo Vasili, i cili thotë se ka muaj që sorollatet për një dokument në Hipotekën e Pogradecit. Ai bën me dije se ky dokument iu dha vetëm pasi theu xhamin, të cilin është gati ta paguajë për dëmin që i ka shkaktuar zyrës së shtetit.

Incidenti i ndodhur mëngjesin e së hënës në hipotekën e Pogradecit ka sjellë edhe reagimin e qytetarit që u akuzuar për thyerjen e xhamit të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për Vangjo Vasilin i cili thotë se aksidentalisht theu xhamin e derës brenda ambjentit te Hipotekës.

Piktori nga qyteti liqenor sqaron se gjithçka ndodhi aksidentalisht pasi nuk ishte qellimi i tij të kryente atë veprim.

Ai pohon se prej muajsh sorollatej në zyrat e institucionit për të tërhequr një dokumentacion. Ai thotë se është i gatshëm të paguajë dëmin e shkaktuar.

Vangjo Vasili: Sa bën xhami, me jep dokumentin të marrësh lekët e xhamit me faturë.

Më tej Vasili ka shtuar se ka trokitur me çelës në xham, ndërsa kur ndodhi incidenti.

Ai ka kërkuar takim me Drejtorin pasi ky i fundit mbante peng lëshimin e dokumentacionit.

Vangjo Vasili: Ndodhi pas një përpjekje gati dy muaj e gjysmë për të marrë një dokumente brenda rregullave. I kërkuar 12 herë nëpër zyra pa asnjë përgjigje sepse dokumenti është në zyrën e drejtorit për firmë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zyrat e Hipotekës së Pogradecit e cila akuzohet nga qytetarët si një ndër institucionet ku zvarriten lëshimet e dokumentacioneve çka sjell shpesh edhe indinjatën e atyre personave që presin në rradhë të gjata për të marrë shërbimin e kërkuar.

EMISIONET