Reperat e famshëm italianë arrestohen se goditën me thikë shqiptarin

Reperat e famshëm italianë arrestohen se goditën me thikë

Dy reperë italianë, tepër të ndjekur në rrjetet sociale janë arrestuar për tentativën e vrasjes së  shqiptarit 20 vjeçar Aldi Shipliati, sulmues i skuadrës së futbollit të Arcentanas, shkruajnë mediat italiane. 

Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë jo shumë larg një stacioni hekurudhor Scandiano, pas një konflikti për motive të dobëta. Aldi kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij të cilit i kishin vendosur thikën në fyt.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjëndja e tij shëndetësore është më e mirë.

Në fillim u arrestua reperi italian, Yuri Margini, 20 vjeç, me banim në Viano të Italisë, tepër i ndjekur në rrjetet sociale është arrestuar si autori i sulmit me thikë. Ndërsa dje në mbrëmje u arrestua në Genova dhe Emilio Finizio, 36 vjeç po me banim në Viano të Italisë.

Policia arriti të sekuestronte thikën jo shumë larg vendit të krimit si dhe në banesën e Marginit gjeti shenja gjaku.

Dy reperët kishin planifikuar të mbanin një koncert mbrëmjen e sotme në Torino.

EMISIONET