Rëndohet situata në Itali: 2503 të vdekur dhe 31 506 të infektuar me koronavirus

Vazhdon të shënojë rritje numri i viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Këtë të martë, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve italiane numri i viktimave ka arritur 2503 e të infektuar janë 31 506.

Brenda 24 orëve janë shënuar 345 viktima më shumë.

Rritje shqetësuese ka shënuar numri i pacientëve të shtruar në terapi intesive që deri më sot janë 2060. Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 12894 e në kushte shtëpie 11108.

Numri i pacientëve të shëruar është 2941.

Numri i personave të infektuar në rajonin e Lombardisë ka shkuar në 16 220 dhe i viktimave 1640.

Rajoni i Baziliaktës vazhdon të mbetet me nurmin më të ulët të personave të infektuar vetëm 20 e asnjë viktimë.

Deri më sot në Itali janë analizuar 148 657 tampone.

EMISIONET