Rëndohen bilancet nga koronavirusi: 21 të vdekur në Britani, 959 të infektuar në Holandë

Rëndohen bilancet nga koronavirusi: 21 të vdekur në Britani, 959

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi pothuajse është dyfishuar në 24 orët e fundit, duke shkuar nga 11 në 21. Njoftimin e dha Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në vend.

''Të gjithë pacientët ishin të rrezikuar duke i bërë ata më të prekshëm ndaj efekteve të virusit'', tha Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit ishin kujdesur në spitalet në nëntë zona, duke përfshirë Londrën, Birmingham dhe Leicester, Middlesex në veri dhe Chester.

Në Britani janë konfirmuar 342 raste me koronavirus.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Hollandë është rritur me 155 në 1 ditë duke e çuar në 959 rastet me Covid-19.

Ministria e shëndetësisë e vendit tha se dy njerëz kishin vdekur nga virusi që kur filloi shpërthimi në vend.

Aktualisht në botë janë 5,605 viktima dhe 149,615 të infektuar me koronavirus.

EMISIONET