Skuderia Renault është gati për startin e  botërorit të Formula 1 të vitit 2018.

Konstruktorët francez kanë zbuluar makinën e modelit RS18, e cila është një version i përmirësuar i modelit RS17 dhe që do të pilotohet nga Nico Hulkenberg dhe Caros Sainz Junior dhe ka ruajtur ngjyrat tradicionale të zezo dhe të verdhë.

Drejtori i përgjithshëm Cyril Abiteboul shpreson shumë që kjo makinë të vijojë punën e nisur sezonin e shkuar, kur skuadra Renaullt arriti që të siguronte vendin e gjashtë në kampionatin botërorë për konstruktorë.

/Ora News.tv/