Zbardhet mbledhja e KED-së: Ngrihet grup pune për rekomandimet e Venecias për GJK

Zbardhet mbledhja e KED-së: Ngrihet grup pune për rekomandimet e

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur pasditen e sotme për të vijuar me procedurat për verifikimit për të vijuar me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja u bë nën drejtimin e nënkryetares Vitore Tusha, e cila ka marrë drejtimin e këtij institucioni pasi KLGJ konstatoi mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, me efekt nga data 13 Mars 2020.


Në njoftimin per shtyp thuhet se KED vendosi të ngrihet një grup pune i cili do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Grupi i punës do të përbëhet nga Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Marsida Xhaferllari. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Po kështu janë përgatitur relacionet për dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse.

Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit, thuhet në njoftimin e KED-se.

Vakanca e tretë i përket  Besnik Muçit, ish-anëtër i gjykatës Kushtetuese i cili u shkarkua pasi nuk arriti të kalonte vetingun.

Kjo mbledhje u zhvillua me pjesëmarrjen edhe të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit, përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, përfaqësuesit të Kuvendit, si edhe të drejtueses së Euralius dhe OPDAT.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese.  

Gjithashtu, pak para mbledhjes së KED-së, Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin në Gjykatën Kushtetuese ku u takuan me zonjen Vitore Tusha.

Lexo deklaratat: Soreca: GjK-ja funksionale kusht për çeljen e negociatave, vlerësimi i kandidatëve të jetë i pavarur

Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim: Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregohet pavarësi e integritet

EMISIONET