Regjistrohet viktima e tretë nga koronavirusi në Japoni

Regjistrohet viktima e tretë nga koronavirusi në Japoni

Në Japoni regjistrohet viktima e tretë nga koronavirusi ditën e sotme (26 shkurt).

Qeveria japoneze njoftoi për vdekjen e një 80 vjeçari në Tokyo.

Kjo është viktima e tretë brenda territorit të Japonisë ndërkohë që janë regjistruar dhe 4 viktima të tjera brenda kroçerës Diamond Princess duke e çuar numrin e shtetasve japonezë të vdekur nga virusi në 7.

Sipas medias NHK, 80 vjeçari nuk kishte udhëtuar jashtë vendit.

Ministri i shëndetësisë, punës dhe mirëqënies sociale do të dalë në një njoftim për shtyp gjatë ditës për të dhënë informacione të mëtejshme për sa i përket epidemisë.

EMISIONET