Refuzoi policinë torineze, rekordmeni i Juventusit ngatërrohet keq me drejtësinë

Refuzoi policinë torineze, rekordmeni i Juventusit ngatërrohet keq me

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet nuk i ka punën mirë me drejtësinë. Bomberi francez është gjendur nën ndikimin e alkoolit duke drejtuar makinën e tij, çka i ka kushtuar dhe pezullimin e patentës.

Lajmi bëhet i ditur nga "Corriere di Torino", me 41 vjeçarin i cili fillimisht refuzoi këkesat e policisë italiane për të matur nivelin e alkoolit. Pas një këmbëngulje për rreth 1 orë, Trezeguet ka rezultuar se e kishte tejkaluar nivelin e alkoolit, teksa u gjobit dhe iu hoq patenta.

Trezeguet është golashënuesi i huaj më i mirë i të gjitha kohërave me bardhezinjtë, ku mes viteve 2000 dhe 2010 shënoi 171 gola. Ai gjithashtu shënoi 34 herë në 71 ndeshje për Francën, duke fituar Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000.

EMISIONET