Refuzoi kombëtaren shqiptare, 25 vjeçari firmos kontratën e jetës

Refuzoi kombëtaren shqiptare, 25 vjeçari firmos kontratën e

Ai u bë i njohur pasi refuzoi kombëtaren shqiptare. Bëhet fjalë për Elvis Kabashin, talentin që në moshën 18 vjeçare u bë pjesë e Juventusit.

Një futbollist që besohej se kishte mjaft të ardhme, por duket se "mallkimet" shqiptare e detyruar të marrë teposhten. Fillimisht te Pescara dhe më pas te Den Bosch në Holandë e Pontedera, Viterbese e Livorno në Seria C italiane, karriera e Kabashit njohu vetëm ulje.

Por, duket se drita në fund të tunelit ka ardhur, teksa 25 vjeçari ka arritur akordin me një nga skuadrat më me zë në Europë. Dinamo Bukureshtit, e cila dikur shkruante historinë në futbollin rumun dhe jo vetëm ka firmosur me Kabashin, duke iu shtuar koloninë shqiptare në kampionatin rumun.

Kujtojmë që në Ligën e parë rumune aktivizohet edhe ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku dhe Kamer Qaka.

EMISIONET