I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, deputeti i pavarur Ralf Gjoni, ka thënë se opozita e re në kuvend ka bërë më shumë për 8 muaj, sa ka bërë ish-opozita për 8 vite përsa i përket reformës zgjedhore.

Gjoni: Sa i përket reformës zgjedhore, sa kemi bërë në për këto 8 muaj, nuk janë arritur në 8 vite nga ish-opozita, dhe ish-partitë opozitare në parlament.

Hila: Për shembull?

Gjoni: Një, kemi hapur debatin kombëtar, të gjithë tanimë po flasin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hila: Unë kam 8 vite që flas për këtë, ti kur ke qenë me LSI nuk kemi folur për këtë punë.

Gjoni: Unë kam folur gjithmonë për këtë. Deri para një viti, shumë pak media flisnin për hapjen e listave, dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.


/Ora News.tv/