Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Në fokus të diskutimeve mes tyre mësohet se ka qenë reforma zgjedhore, në një kohë që kanë mbetur edhe katër ditë nga skadimi i afatit për përmbylljen e saj.

Pas Ambasadorit gjerman, Basha zhvilloi një takim me ekspertët e reformës zgjedhore.

Nesër në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Takimi i Bashës me diplomatin gjerman vjen një ditë pas takimit që kryedemokrati pati me Yuri Kim, ku dha garancinë se opozita mbetet e angazhuar për përmbylljen e reformës brenda 31 majit.


/Ora News.tv/