Reforma zgjedhore në ngërç, PD vjen me propozim të ri: Kërkon të drejtë vetoje

Reforma zgjedhore në ngërç, PD vjen me propozim të ri:

PD do të çojë ditën e mërkurë (24 qershor) në tryezën e Këshillit Politik, propozimin e tretë  për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së re.

Selia blu jep ok që përzgjedhja e tyre të bëhet në një komision të posaçëm parlamentar, por vë si kusht të drejtën e vetos e anëtarit të saj. Sipas burimeve përfaqësuesi i opozitës së bashkuar zgjedh 2 nga 5 anëtarët e KAS dhe Rregullatorit.

Ndërkohë PD kërkon garanci edhe për hapin që pason përzgjedhjen, që lidhet me votimin e emrave në Kuvend. Në propozimin e ri kërkohet që deputetët duhe të votojnë në bllok pro ose kundër listën me kandiatët të cilat kanë kaluar nga komisioni i posacëm parlamentar.

Ndërkohë nga ana tjetër PS kërkon të nxitojë që ligji i ri zgjedhor të shkojë në Komisionin e posaçëm parlamentar para 30 qershorit dhe më pas të votohet në Parlament me 84 vota.

Për këtë arsye Damian Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen në orën 17:00 të ditës së mërkurë për të dakordësuar të gjithash çështjet që kanë mbetur pezull si dhe të diskutojnë dispozitën tranzitore që do të fusë PD dhe LSI-në në sistem.

Në marrëveshjen e 5 qershorit, palët kanë rënë dakord që përveç Kodit të ri Zgjedhor duhet të implentohen ndryshime edhe në në Ligjin për Policinë, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si Kodin Penal.

Propozimi i tretë i PD për formulën e trupave të KQZ-së, pas refuzimit të PS

Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. 

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit.

Personi me të drejtë vetoje do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së emrave qe kanë mbeshtetje të opozitës.

EMISIONET