Reforma zgjedhore, Kume: Votimi elektronik nuk eliminon shit-blerjen e votës

Reforma zgjedhore, Kume: Votimi elektronik nuk eliminon shit-blerjen e

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume tha se votimi elektronik nuk eliminon shit-blerjen e votës. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kume sqaroi se përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor lehtëson administrimin e votës. Ai tha që votimi elektronik eliminon mundësinë që një person të votojë dy herë apo të abuzojnë me kartat e indentetit.

Kume: Votimi elektronik nuk eliminon shit-blerjen e votës. Shit-blerja e votës është një fenomen që ndodh jashtë qendrës së votimit. Votimi elektronik është një proces që ndodh brenda qendrës së votimit, është një fenomen i cili i si i tillë bën pjesë në ato që quhen si vepra prenale dhe këto bëhen jo në sytë e njerëzve. 

Përdorimi i teknologjisë së informacionit në procesin zgjedhor lehtëson administrimin e votës. Me këtë dua të them, administrimin e votës në kuptimin që: Shtetasi bëhet shumë më mirë dhe shumë më saktë i identifikueshëm kur paraqitet në qendrën e votimit  nëpërmjet identifikimit biometrik të tij dhe në këtë mënyrë  eliminohet mundësia që një shtetas të votojë për shtetas të tjerë, një shtetas të votojë më shumë sesa njëherë ose të përdoren kartat në mënyrë abuzive. Pra nuk ka të bëjë më shit-blerjen e votës. 

EMISIONET