Ish-drejtuesi i Institutit të Monumenteve dhe arkeologu Apollon Baçe e shef me pesimizëm reformën e re zgjedhore. Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se katastrofa elektorale nisi në vitin 2008 kur u kalua në listat e mbyllura. Sipas tij, me ndryshimet kushtetuese të atij viti, Shqipëria kaloi në monarki.

Apollon Baçe: ''Nuk ka të bëjë si votohet por si numërohet. Unë ndonjëherë bëj ndonjë shaka të tillë që nëse do hyjë identifikimi biometrik mund të korruptojmë edhe kompjuterin, mund t'i japim pak energji elektrike më tepër. Unë nuk kam pikën e iluzionit se mund të bëhet ndonjë gjë. Për mua, nëse një parti nuk ka demokraci të brendshme në parti, nuk mund të sjellë demokraci popullit. Me listat e mbyllura në 2008 kaluam në monarki. Në atë vit ndodhi katastrofa. Ne me atë kaluam në monarki ose bimonraki. Një herë vjen një mbret e njëherë vjen mbreti tjetër. Unë e quaj bimonizëm këtë.''

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.

/Ora News.tv/