I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' nga ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela deklaroi se nëse kemi mangësi në sistemin gjyqësor, mund të huazojmë edhe gjyqtarë të huaj.

Por Ngjela ka besim te magjistratët e rinj, ndonëse ata që janë të përfshirë në sistem janë të pakët dhe ende të rinj.

Spartak Ngjela: ''Këtu nuk ka pushtet gjyqësor. Amerikanët dhe gjermanët e kapën, që nëse duan të bëjnë ndonjë gjë, duhet filluar nga pushteti gjyqësor. Andej kanë filluar por pengesa ka pasur shumë. Pa bërë atë nuk bëhet asgjë. A kemi ne personalitete këtu që të mbajnë drejtësinë dhe a duhet t'i drejtoheshim botës për ndihmë në gjyqtarë të mëdhenj? Unë kam qenë dakord, këta thonë sovranitet. Gjyqtari nuk është pjesë e sovranitetit, është pjesë e drejtësisë. Ne nuk huazuam gjyqtarë. Nëse ti ke mangësi, duhet të kesh huazim. Ka një fluks këtu që unë kam besim, që janë magjistratët. 90% e tyre janë shumë të aftë sepse kanë qenë studentë të shkëlqyer. Ata janë në sistem por janë pak dhe janë ende të rinj.''

/Ora News.tv/