Editorial i Arena/Reforma dhe tërmeti që po vjen

Editorial i Arena/Reforma dhe tërmeti që po vjen

15 ditë pas rënies së tërmetit që tronditi Shqipërinë, kryeministri Edi Rama vazhdon vizitat e tij në zonat e dëmtuara.

Takime më të dëmtuar, pjesëmarrje në varrime të viktimave, dhe së fundmi vizita në shtëpitë e reja ku janë strehuar të dëmtuarit, japin imazhin e një vendi i cili është drejt zgjidhjes së problemit që do kishte vënë në gjunjë vende edhe më të fuqishme së Shqipëria.

Në fakt problemet janë më të thella dhe tërmeti vetëm sa i nxori në pah: Pallate gjysëm të shembura e të braktisura, emrat e ndërtuesve të së cilëve nuk evidentohen.

Pas perdes, funksionare socialiste përpiqen ta shmangin këtë temë përvëluese. Dhe me të drejtë. Shumë prej tyre janë të lidhur me rilindjen dhe bashkiake të saj.

Kjo i vjen për mbarë edhe partive të tjera. As demokratët dhe as lsistët, nuk ndihen në këtë drejtim.

Tërmeti nxori në pah mungesën totale të shërbimit të emergjencës civile.

Të aftë ndoshta vetëm të nxjerrin njerëz nga uji gjatë përmbytjes së Shkodrës apo Vlorës, ata ishin terësisht të papërgatitur për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. E

Është pothuajse inekzistente pregatitja për ngritjen e vandbanimeve të përkohëshme me çadra,  konteniere, ëc dhe dushe portative.

Nuk ekzistojne shtretërit fushore, kuzhinat fushore apo infermierite. Të domosdoshme këto të fundit për grumbullime njerëzish.

Ushqimi i njerëzve i është lënë rastësisë.

Ndërkohë presidenti ngjan i paduruar ti kthehet temës së tij të preferuar, reformës në drejtësi.

Një video e pregatitur prej tij, u hodh në transmetim, duke i shpjeguar njerëzve sesi mazhoranca po kap drejtësine.

E kjo vështirë se prek masat. Sidomos kur vjen nga njerëz që kanë 30 vjet në politikë dhe janë aktorë të sistemit që tashmë të gjithë e pranojnë se ka dështuar.

Dhe ajo që duhet të ishte promotorja e ndryshimit, forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike, hesht.

Askush nuk dëgjon një projekt nga ana e saj.

Ndërkohë një ndër kushtet e evropianëve është reforma zgjedhore.

Mesa duket klasa drejtuese politike shqiptare ka rënë në dashuri me këtë model që na afron më shumë me shtetet autoritare aziatike se Evropa ku duam të shkojmë.

Evropë të cilën shqiptarët nuk kanë me durim ta presin, dhe janë nisur drejt saj me këmbë.

E kupton edhe Maqedonia që kjo klasë politike shqiptare nuk ka asnjë dëshirë të ndryshojë ndaj kërkon që të shkëputet nga Shqipëria në procesin e hapjes së bisedimeve.

A do ta lejojë Evropa që Shqipëria të rrijë në këtë batak? A do na lënë një rezervat mishmashi ku shteti ligjor është një opinion dhe jo detyrim?

Vështirë të besohet. Perëndimorët e krijuan Shqipërinë, perëndimorët e mbajtën në këmbë, ata edhe do ta bëjnë. Sesi, këtë do ta shohim shumë shpejt.

EMISIONET