Reforma Zgjedhore: Partitë të martën sërish në tryezë, por konsensusi duket i largët

Palët politike në vend bien dakord që të rikthehen në tryezën e këshillit politik për Reformën Zgjedhore. 

Pas ftesës së bashkëkryetarit socialist të komisionit të Reformës drejtuar opozitës jashtë parlamentit për tu kthyer në tryezë, përfaqësuesi Demokrat, Oerd Bylykbashi dhe i LSI-se, Petrit Vasili i kanë kthyer pergjigje pozitive duke theksuar se për mbylljen sa më parë të reformës zgjedhore përbën prioritet për opozitën. 

"Reforma zgjedhore perben prioritet të padiskutuar politik për shqiptarët per garantimin e një procesi zgjedhor që siguron standardet më të larta per zgjedhje te lira e te ndershme dhe procesin e integrimit ne Europe"

Me tej vihet ne dukje përgjegjësinë edhe përpjekjet e qeverisë për të dështuar procesin, përfaqësuesit e opozitës theksojnë në letër vullnetin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.”- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Meqë e hena përkon me "Fiter Bajramin" atëherë u pranua që takimi i grupit te punes per reformen zgjedhore, te mbahet në datën 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve.

Mbledhja e grupit ka qëllim përmbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore.

Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete.” - thuhet në letrën e përfaqësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.

EMISIONET