Red Bull i ri për kampionatin botëror të Formula 1 është prezantuar zyrtarisht.  Skuderia e pijeve energjike e ka pagëzuar një vendeshen e re si RB14 dhe do t'i besohet përsëri dyshes Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo.

Adrien Newey duket se ka vendosur të mbajë disa sekrete, për të mos u dhënë shumë pika referime rivalëve të Red Bullit ndërsa ka ndryshuar tërësisht pamje.

"Ne kemi një makinë për 2018! Pas disa muajsh konsultimesh dhe një pune të gjatë, sot po marrim hapin tjetër të madh.

"Makina, në sajë të bashkëpunimit me Aston Martin, paraqet një rresht të ri dhe ngjyra të ndryshme: jo më të kuqe, blu dhe të verdhë, por të bardhë dhe blu. Por ky është një edicion i veçantë."-
mbyllet komunikata e skuderisë me qëndër në Angli.

/Ora News.tv/