Reciprociteti, Haki Abazi: Nuk ka kuptim që tregu ynë të financojë pagat e politikanëve serbë

Reciprociteti, Haki Abazi: Nuk ka kuptim që tregu ynë të

Nuk ka kuptim që tregu ynë të financojë pagat e politikanëve serbë, të cilët vazhdojnë nëpër botë që të sfidojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Kështu deklaroi Haki Abazin, zv. Kryeministër i dytë i Kosovës, në studion e lajmeve në TV Ora.

Ai tha se taksa me Serbinë do të zëvendësohet më një strategji gjithëpërfshirëse me shtetet të cilat sfidojnë ekzistencën dhe pavarësinë e Kosovës.

Haki Abazi: Ne mendojmë se taksa dhe tarifat ndaj mallrave boshnjakë dhe serbë, e kanë kryer punën e tyre. Mendoj se për tarifën ka ardhur momenti, ashtu siç kemi premtuar, të zëvendësohet më një strategji gjithëpërfshirëse me shtetet, të cilat sfidojnë ekzistencën dhe pavarësinë e Kosovës, në këtë rast Serbia si fqinji ynë i parë. Nuk ka kuptim që tregu ynë të financojë pagat e politikanëve serbë, të cilët vazhdojnë nëpër botë që të sfidojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Masat tona të reciprocitetit kanë vetëm një qëllim, që të sjellin Serbinë përpara një mirëkuptimi se përballë ekziston një shtet që është konfirmuar nga gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe të mos bëjmë lojën e pafundme të negociatave, por të drejtohemi drejt normalizimit dhe përmbylljes së çështjeve në Ballkan. 

EMISIONET