Realit të Madridit i ofrohet kartoni i yllit të Milanit

Realit të Madridit i ofrohet kartoni i yllit të Milanit

Kartoni i Suso i është ofruar Real Madridit.

Sipas gazetës spanjolle "Marca" agjenti i Suso, Alessandro Lucci, ia ka ofruar kampionëve në fuqi të Champions League kartonin e spanjollit, duke e quajtur Realin e Madridit si klubin e duhur për të.

24-vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur me Interin, propozimi i të cilit përfshinte Antonio Candreva në këmbim, por që është hedhur poshtë nga drejtuesit kuqezinjë.

Shitja e tij në këtë merkato vere është shumë e mundshme, jo vetëm për shkak se janë përjashtuar nga Evropa për shkeljet financiare të Fair Play, por gjithashtu pasi ai ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në një çmim relativisht të përballueshëm prej 40 milion euro.

Këtë sezon, Suso realizoi tetë gola dhe 14 asiste në 50 ndeshje për kuqezinjtë.

EMISIONET