Reali "tremb" Dortmundin, kërkon lojtarin më në formë

Reali "tremb" Dortmundin, kërkon lojtarin më në

Jodon Sancho është padyshim një ndër talentet më asfiksues në futbollin evropian.

Lojtari i Borussia Dortmund shpërtheu sezonin e shkuar dhe vijon të dhurojë paraqitje sinjikative në Bundesliga. Për Sanchon, ka shfaqur interes Real Madridi i cili dëshiron shërbimet e tij në fund të sezonit 2019-2020. Borussia për tu privuar nga cilësitë e 19-vjçarit dëshiron jo më pak se 100 milionë euro. 

Madrilenët janë të vetëdijshëm se ky operacion do të jetë i vështirë, edhe pse për Florentino Perez nuk ka asgjë të pamundur. Për talentin anglez në garë janë Manchester United dhe Paris Saint-Germain. Sancho ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, në Premier League. Mesfushori me tipare sulmuese u transferua në vitin 2017 tek Dortmundi.

EMISIONET