Reali surprizon Benzeman, e "burgos" për një kohë të gjatë

Reali surprizon Benzeman, e "burgos" për një kohë

Karim Benzema është padyshim lideri i Real Madritit që prej largimit të Cristiano Ronaldos nga "Santiago Bernabeu".

Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e Los Blancos kanë nisur nga puna për të vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin francez. Sipas lajmeve që raporton AS, Benzema  dhe presidenti i Realit, Florentino Perez janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për të zgjatur edhe me 2 vite bashkëpunimin aktual. 

Karim Benzema i cili sapo ka mbushur 32-vjeç, është nën kontratë me Los Blancos deri në vitin 2021 por marrëveshja e re do të skadojë në 2023-in kur Benzema të ketë mbushur 35-vjeç dhe gjasat janë që ai ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit.

EMISIONET