Reali i Madridit po përgatit një merkato të zjarrtë.

Madrilenët nuk po bëjnë një sezon të mirë, dhe sipas "Goal.com" Los Blancos më në krye presidentin Fiorentino Perez kanë bërë gati rreth 600 milionë euro për t'i shpenzuar në merkaton e verës.

Kështu, në këtë buxhet mund të përdoren dhe kartonat e uellsianit Gareth Bale, Karim Benzema e Isco.

Alternativat kryesore janë portierët David de Gea e Thibaut Courtois, për mbrojtjen mendohet Toby Alderweireld, Milan Skriniar, Marquinhos, David Luiz e David Alaba.

Për mesfushën emra të preferuar janë Christian Pulisic, Paul Pogba, Eden Hazard e Mohamed Salah, ndërsa sulmi përbëhet me emra me shumë peshë, si Robert Lewandowski, Harry Kane dhe Neymar.

/Ora News.tv/