Reali mendon për merkaton, zbardhen dy objektivat e janarit

Reali mendon për merkaton, zbardhen dy objektivat e janarit

Pavarësisht se qëndron në krye të La Liga pas shtatë javësh, Reali i Madridit nuk po kalon një moment të mirë.

Klubi "Los Blancos" ka regjistruar katër fitore dhe po aq barazime në 9 takimet e para të sezonit 2019-2020, duke rrëzikuar jo pak të ngec në fazën e grupeve të Champions League.

Një pikë në dy takimet e para shihen si dështim për tifozët dhe drejtuesit kanë nisur të mendojnë që tani për përforcimet në merkaton e janarit. Të paktën këtë shkruan "Marca", që zbulon edhe dy objektivat konkret të Realit.

Bëhet fjalë për dy mesfushorë që pëlqehen prej kohësh nga trajneri, Zinedine Zidane. Christian Eriksen i Tottenham dhe Van de Beek nga Ajax shihen si lojtarë që do të sjellin freski në repartin e mesit të fushës, aty ku duket se edhe po çalon ekipi.

EMISIONET