Reali ka gati "bombën", Bale dhe para për Kane

Reali ka gati "bombën", Bale dhe para për Kane

Reali i Madridit pritet të bëj çmendurinë e radhës në merkato.

Madrilenët  kërkojnë të sjellin në "Bernabeu"  një lojtar të klasit të lartë në majën e sulmit dhe ai që pëlqehet më shumë në ambjentin e mbretërorëve është Harry Kane. Anglezi është në një formë të shkëlqyer duke u shpallur dhe golashënuesi më i mirë në Europë me 56 gola të shënuar brënda 1 viti kalendarik. Statistikat e 24 vjeçarit janë të frikshme ashtu si dhe oferta e galaktikëve.

Sipas shtypit spanjoll kampionët iberik janë të gatshëm të ofrojnë 150 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale për të marrë shërbimet e sulmuesit të Tottenham Hotspur. Një ofertë nga ata që duhet menduar dy herë për më tepër kur të kërkon një skuadër si Reali i Madridit.

Në kryeqytetin spanjoll Kane një ekip që çdo vit lufton për trofe. Po ashtu numri 10 i "Gjelave" do të përfitojë një pagë të majme në Madrid.

 Një tratativë e realizueshme duke parë dhe shifrën që Reali  mund të derdh në arkat e londinezëve, si dhe dëshira e drejtuesve të Tottenham për të parë edhe njëherë Bale duke luajtur me ngjyrat e tyre, ndonëse të gjithë e kundërshtojnë këtë iniciativë të "Los Blancos", por marrëdhënia e mirë që kanë të dyja palët e bëjnë këtë operacion mjaft të arritshëm.

EMISIONET