Reali i Solarit vendos objektivat: Ndaj Mellilla ndeshja e kthesës

Reali i Solarit vendos objektivat: Ndaj Mellilla ndeshja e kthesës

Santiago Solari ka marrë zyrtarisht çelësat e skuadrës A të Realit të Madridit dhe në konferencën e parë për shtyp ka caktuar objektivat e skuadrës së tij.

"Skuadra ka një moral të mjerë dhe është e gatshme për tu rikthyer tek rezultatet pozitive. Është një grup kampionësh dhe luftëtarësh. Ne duhet të dalim dhe të luajmë, të konkurrojmë, të përpiqemi dhe të fitojmë me këtë grup kampionësh. Unë jam shumë i ngazëllyer dhe shumë i kënaqur. Trajner i Realit është një mundësi e madhe."-tha fillimisht Solari.

Më pas Solari u pyet nëse ai mund të ishte Zinedine Zidane i ri, i cili gjithashtu kaloi kohë te Castilla përpara promovimit të tij në ekipin e parë, por argjentinasi ishte i etur të shmangte çdo krahasim të panevojshëm.

"Ai është një nga figurat më të mëdha të Madridit.Nuk ka mbiemra për ta përshkruar atë, ai duhet të lihet në madhështinë e tij ".-vazhdoi ai.

Së fundmi, trajneri i ri i përkohshëm foli për objektivat e tij dhe nëse braziliani Vinicius Jr do të ketë më shumë mundësi për të luajtur.

"Gjëja e rëndësishme është dëshira jo vetëm për trajnerin, por edhe për lojtarët. Është e rëndësishme çfarë bëni në çdo moment në fushë, çdo minutë. Vinicius është një lojtar tjetër. Ai është një djalë i ri dhe është shumë i talentuar. Nuk ka lojtarë në skuadrën e parë që nuk ka talent".-përfundoi Solari.

Argjentinasi do të bëjë debutimin e tij si trajner i Realit të Madridit mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa skuadra e tij do të udhëtojë për në Melilla, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

EMISIONET