Reali i Madridit "zbërthen" thesin, 5 emra për merkaton e janarit

Reali i Madridit "zbërthen" thesin, 5 emra për merkaton e

Pavarësisht vendit të parë në kampionat, Reali i Madridit ka hedhur sytë nga merkato. Lajmin e bën të ditur shtypi vendas, që zbulon edhe objektivat e Florentino Perez.

Numri 1 i Realit është i gatshëm të sjellë freski në ekipin e Zinedine Zidane, me francezin që kërkon më shumë muskuj në mesfushë. E pikërisht këtu është përqendruar edhe Perez, që ka 5 emra në listën e dëshirave.

Nga Paul Pogba e Martin Odegaard, te Donny van de Beek e Christian Eriksen, pa harruar këtu edhe Fabian Ruiz të Napolit. Janë këto objektivat e Realit, me Perez që është i gatshëm të shpenzojë për të kënaqur shijet e Zizu.

Ky i fundit, kërkon të paktën dy prej lojtarëve të sipërpërmendur, ku natyrisht spikasin ato të Pogba e Eriksen.

Ndërsa, Odegaard tashmë është një lojtar i Realit të Madridit, vetëm se klubi Los Blancos mund të shfrytëzojë mundësinë për të prishur marrëveshjen e huazimit me Real Sociedad dhe ta vesh me "të bardhë" që në janar.


EMISIONET