Pas Eden Hazard, Reali i Madridit hedh sërish sytë nga Chelsea për tu përforcuar.

Gjiganti spanjoll duket se ka shfaqur interes për brazilianin, Willian.

Madje, sipas "The Sun", kartoni i sulmuesit 31-vjeçar i është ofruar Realit të Madridit nga vetë drejtuesit e Chelsea.

Gjithsesi, Reali e hodhi poshtë këtë mundësi, pavarësisht se mund të merrte Willian me kosto fare të ulët.

Kujtojmë që braziliani është në mesin e atyre futbollistëve që i skadon kontrata me "blutë e Londrës" në qershorin e vitit 2020.

/Ora News.tv/