Reali hap "thesin", ofertë faraonike për yllin e Liverpoolit

Reali hap "thesin", ofertë faraonike për yllin e Liverpoolit

Reali i Madridit ka hedhur sytë nga merkato për të përforcuar skuadrën. Siç bën me dije “Don Balon”,  Los Blancos janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për të plotësuar tekat e teknikut francez.

Duke iu referuar këtyre burimeve, në listën e dëshirave të Zizu është ylli i Chelsea, Eden Hazard. Belgu pritet t’i kushtojë rreth 120 milionë euro arkave të spanjollëve. Megjithatë, dënimi me dy vite pezullim të merkatos nga UEFA mund të detyrojë Chelsea të mos pranojë asnjë ofertë për 27 vjeçarin.

E nëse ky operacion dështon, te Reali kanë gati alternativën. Mohamed Salah shihet si njeriu ideal për të sjellë sukses në skuadrën e Zinedine Zidane, me Florentino Perez që është i gatshëm të shpenzojë deri në 150 milionë euro për të siguruar egjiptianin.

EMISIONET