Poul  Pogba mund të përfundoi tek Reali i Madridit.

Sipas raportimeve të prestigjozes "The Sun" madrilenët janë të gatshëm për të paguar 100 milionë euro për të marrë mesfushorin francez në merkaton e verës.

24 vjeçari nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke shënuar vetëm 5 gola. Rendimenti i tij në fushë nuk është si më parë duke mos bindur trajnerin Mourinho me paraqitjet e tij. Në takimin e fundit që 20 herë kampionët e Anglisë luajtën kundër Newcastle, luzitani e zëvendësoi Pogba duke debatuar me tone të larta.

Ish lojtari i Juventus nuk i ka plotësuar pritshmëritë në "Old Trafford" duke mos justifikuar paratë e shpenzuara për të nga drejtuesit e klubit. E megjithatë Manchester United nuk pritet ta shes francezin që në vitin 2016 e transferoi nga Juventusi për shifrën e 110 milionë eurove.  

Në atë vit mesfushori i "Gjelave" e kërkoi dhe Reali i Madridit por në fund skuadra angleze e riktheu në gadishull.

/Ora News.tv/