Real Madridi fitoi Championsin në atë ndeshje, arbitri pranon gabimin: Duhet ta kishim anuluar golin

Real Madridi fitoi Championsin në atë ndeshje, arbitri pranon gabimin:

Arbitri anglez, Mark Klatenburg është nga ata arbitra që ka pasur fatin të drejtojë ndeshje të mëdha si Kampionati Europian dhe Liga e Kampionëve.

Një ndër këto ndeshje të mëdha që ka gjykuar ishte dhe ajo midis Realit të Madridit dhe Atletikos në finale të Ligës së Kampionëve 2016, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, por Reali triumfoi në gjuajtjen e penalltive

Pikërisht për këtë finale të luajtur në San Siro, arbitri anglez ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë për publikun, si për shembull goli “off-side” i Realit i konsideruar i rregullt dhe përgjigja që i dha Pepes pas penalltisë së dhënë për Atletikon.

“Reali kaloi në avantazh në pjesën e parë, mirëpo goli ishte ‘off-side’ dhe e kuptuam këtë gjë në pushimin e pjesëve. Ishte një vendim tepër i vështirë dhe asistentit tim i shpëtoi. Pastaj i dhashë Atletikos një penallti menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, kur Pepe bëri faull ndaj Torres. Pepe u irritua dhe më tha në anglisht: ‘Nuk ishte penallti Mark.’ Unë ia ktheva që goli i parë i tyre nuk ishte i rregullt dhe kjo gjë e bëri të pushonte. Njerëzit do të mendojnë se kjo është e çuditshme sepse një gabim i dytë nuk e rregullon gabimin e parë, ama për futbollistët kjo gjë ka kuptim,” tha Mark për “Daily Mail Sport”.

EMISIONET