Real Madrid "ndryshon mendje", Hazard nuk është në planet e teknikut Lopetegui

Real Madrid "ndryshon mendje", Hazard nuk është në

Prej rreth dy javësh objektivi kryesor në këtë merkato vere për klubin e Realit të Madridit ka qenë padyshim Eden Hazard. Belgu shihej si zvëndësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, i cili u transferua tek Juventus.

"Los Blancos" trokiti në portën e Chelsea me disa oferta të ndryshme për sulmuesin belg por megjithatë dy palët nuk e kanë gjetur ende rrugën e mesme midis tyre.

Pas një sërë përpjekiesh pa rezultat duket se gjigantët e La Ligës kanë hequr dorë nga anësori i bluve të Londrës.

Është e përditshmja spanjolle “AS” që raporton se trajneri i ri Julen Lopetegui dëshiron që rolin kyç t’ia jap Iscos në projektin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Reali e pëlqen Hazardin por nuk pranon të paguajë shifrën e çmendur me vlerë 200 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

EMISIONET