Real Madrid mendon për merkaton, piketon dy yjet e Chelsea

Real Madrid mendon për merkaton, piketon dy yjet e Chelsea

Pavarësisht se ka finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpoolit më 26 maj, Real Madrid mendon dhe për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Madrilenët kanë filluar të piketojnë disa nga lojtarët më të mirë në planet. Vëmendja më e madhe është pa dyshim në “Premier League”, më konkretisht te skuadra e Chelsea.

Portieri belg, Thibaut Courtois, është objektivi për portën, ku Reali kërkon të zëvendësojë Keilor Navas dhe pse ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik në Champions ku në ndeshjen ndaj Bayernit shpëtoi në disa momente skuadrën nga pësimi i golave të sigurt.

Por, Perezit i pëlqen shumë portieri i përfaqësueses belge. Me pamundësinë për të bindur De Gean e Mançester Juanitid, Kortua është një nga favoritët për të shkuar në Madrid.

Ndërkohë, lojtari tjetër është ylli i skuadrës londineze, Eden Hazard. Fantazisti vështirë se mund të qëndrojë te blutë me këta të fundit jashtë vendit të katërt në renditje që do të thoshte jo Champions për sezonin e ardhshëm.

Reali është gati të ofrojë një shumë të madhe për të. Dhe Chelsea mund ta mendojë seriozisht për ta lënë të lirë lojtarin, në rast se do të vinte një ofertë e majme nga Perez.

EMISIONET