Fillimisht u cilësua si një ëndërr por tashmë gjërat po bëhen më konkrete. Në Spanjë është pothuajse zyrtare kalimi i Ronaldos tek Juventus e ndërsa mediat shkruajnë se mungon vetëm zyrtarizimi.

Televizioni "La Sexta" informon se Real Madrid ka pranuar ofertën e Juventusit për yllin portugez. Oferta kap vlerën e 100 milionë eurove e ndërsa për Ronaldon, "Zonja e Vjetër" ka gati kontratën 4 vjecare me 30 milionë euro në sezon.

Ndërsa stafi i lojtarit ka thënë se asgjë nuk është e përfunduar dhe se janë duke pritur kontakte të tjera.

Ka qenë e përditshmja spanjolle “AS” e cila i ka shkuar më shumë zërave të merkatos duke shkuar dhe pyetur vetë stafin e futbollistit. Përgjigja që ka marrë ka qenë “Po” ekzistonte një ofertë nga bardhezinjtë.

Megjithatë persona të stafit të Ronaldos kanë thënë se janë duke pritur oferta të reja për 34-vjeçarin.

Tashmë "topi" është në anën e Cristiano Ronaldos dhe vendimi i takon atij, të presim e të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim...