Dy ditë pas marrjes së vendimit për arrest në banesë të ish ministrit Sajmir Tahiri, presidenti i Republikës ka kërkuar një hetim të pavarur. Duke theksuar se në këtë mënyrë do të rritet dhe besimi i shqiptarëve te drejtësia.

"Unë mendoj që drejtësia duhet të veprojë në mnyrë të pavarur dhe besoj se kjo është mjaft e rëndësishme për të forcuar besimin tek shteti i së drejtës."

Presidenti ka dhënë qëndrimin e tij në 75-vjetorit të themelimit të Batalionit të Dumresë, ku e cilësoi një formacion mjaft të rëndësishëm partizan të të gjithë kësaj krahine, por edhe të të gjithë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Presidenti theksoi se duhet të jemi krenarë dhe duhet t’u jemi gjithmonë mirënjohës atyre që dhanë gjithçka, edhe gjënë më të shtrenjtë: rininë e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë. ndërsa nënvizoi dhe përpjekjet për integrimin në BE

"Nderim sakrificave të rinisë dhe rezistencës partizante që udhëhoqi Luftën Nacional- Çlirimtare. Eshtë momenti të perkulemi me respekt para deshmoreve te LANÇ"

Për presidentin është momenti të përulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë edhe para dëshmorëve të shumtë e të jashtëzakonshëm, që dha edhe Batalioni i Dumresë, që nga zëvendëskomandanti Siri Kodra, i cili ra përkrah Reshit Çollakut, e shumë figurave të tjera në një nga betejat më heroike: atë të Pojskës. Edhe Ptoleme Xhuvani, Spiro Gjiknuri, Naum Panxhi e shumë e shumë të rinj të tjerë.

Burime nga Krimet e Rënda thanë se Tahiri do të dalë nesër para gjykatës për procedurën e marrjes në pyetje brenda 72 orëve nga momenti kur iu njoftua masa e arrestit në shtëpi të shtunën e 12 majit. 

Në këtë seancë, sipas burimeve të hetimit, ish-Ministri do të pyetet para gjykatës në lidhje me provat e reja që janë gjetur në adresë të tij për akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë dhe trafikimit të lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

Organi i akuzës pretendon se një letërporosi e mbërritur nga Italia javët e fundit, përmban përgjime të reja ku anëtarët e grupit të vëllezërve Moisi dhe Artan Habilaj, flasin për Tahirin gjatë kohës që ai ishte Ministër i Brendshëm.



/Ora News.tv/