Rashica drejt hapit të madh në karrierë, ja 2 klubet e mëdha evropiane që interesohen për të

Rashica drejt hapit të madh në karrierë, ja 2 klubet e mëdha

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Amedi është shprehur se Liverpuli dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin kosovar, Milot Rashica, i cili luan për skuadrën e Verder Bremenit në Gjermani.

“Ka shumë kërkesa për të. Di që nga Premier Liga e dëshiron Liverpuli, ndërsa nga Bundesliga e dëshiron Lajpcig. 

Jam i sigurt se ai do të këshillohet në mënyrën më të mirë për të marrë një vendim,” deklaroi Amedi.

Milot Rashica luan aktualisht në Bundesligë. 

Ai ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, gjë e cila ka nxitur shumë skuadra të rëndësishme të shfaqin interes për të, si për shembull edhe Lajpcig.


EMISIONET